Kryeministri Zoran Zaev është i kënaqur me realizimin e investimeve kapitale, megjithëse të dhënat zyrtare thonë se vetëm 86 milionë nga 422 milionë euro të parashikuara janë shfrytëzuar në gjashtë muajt e parë. Ai është optimist dhe thotë se në fund të vitit, realizimi do të kalojë 80 për qind. Zaev thotë se në këtë pikë nuk llogariten aktivitetet e ndërmarrjeve publike që kryejnë projekte për të cilat janë alokuar 500 milionë euro.

Deri tani jam i kënaqur, ua tregova parametrat. Ja për gaz 49% realizim, shifrat më japin të drejtë të jem optimist, respektivisht të them që problemet paraprake i kemi tejkaluar. Arsyet e mëparshme për realizimin e dobët të investimeve kapitale janë tejkaluar. Tani do të shohim se si do të përfundojë tremujori i dytë, më pas i treti, dhe të shohim nëse pritjet do të përmbushen”-tha Zoran Zaev. kryeministër.

Për rishikimin e paralajmëruar të buxhetit, kryeministri potencoi se një pjesë e parave të papërdorura të institucioneve do të ri-destinohen për gazifikim. Ai theksoi se është e mundur të shkurtohen fondet në linjën e kredisë hekurudhore, si dhe në pjesën e projekteve për zhvillimin e balancuar rural. Edhe vitin e kaluar, realizimi i investimeve kapitale ishte i dobët dhe u shfrytëzuan vetëm 63% e fondeve të planifikuara për projekte që janë thelbësore për qytetarët. Ekspertët edhe atëherë alarmonin se nevojitet ndryshim urgjent në mënyrën e planifikimit të projekteve kapitale. Në vend që për një viti, ata propozojnë një plan të detajuar shumëvjeçar për performancën dhe financimin e investimeve.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...