Mbrojtësi i krahut të Manchester United, Ashley Young beson që Manchester United mund të luajë edhe pa mesfushorin Paul Pogba.

Pogba mbetet i lënduar, derisa mbetet i lidhur me një transferim te Juventus ose Real Madrid.

Anglezi beson që mungesa e francezi vërehet, por ka besimin që mund të rikthehen në formën e duhur pa ndihmën e tij.

Në këtë skuadër kemi shumë lojtarë të mirë që duan të luajnë në pozicionet e tyre. Kemi garë të madhe për vendet në skuadër. Duhet të luajmë dhe t’iu tregojmë se nuk është vështirë për ne. Kur ke një lojtar si Pogba që mungon, është zhgënjyese, por lojtarët ia kanë dal shumë mirë. Do të jetë mrekulli kur të kthehet, por siç thashë ka garë për vendet në skuadër”, deklaroi ai.
Pogba pritet të rikthehet nga lëndimi në fillim të dhjetorit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...