Sot, Kosova mbush plot 12 vite si shtet e pavarur dhe kjo është padyshim dita më e rëndësishme historike e vendit.

Të shumtë janë personazhet e showbiz-it që kanë uruar publikisht Kosovën e shqiptarët e Kosovës për këtë festë, mirëpo vëmendjen na e tërhoqi urimi i ndjerë i Ylli Limanit.

Këngëtari i ka dedikuar vendit të tij fjalë nga zemra të cilat duhet ta pranojmë se na rrënqethën!

“Një shtet më i ri se shumica e banorëve, Kosova sot i bën 12 vite. Por Kosova ime është edhe një ëndërr e lirisë, e vjetër sa bota. Eshtë shtëpia e shtëpisë time, është zemra e zemrës time. E du. E du shumë. Unë s’lyp kurrgjo prej saj, pos që të jetë. Të jetë përgjithmonë.”- janë fjalët e Yllit krahas fotos së flamurit të Kosovës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...