Ylli i Totenham, Son Heung-min ka dhuruar rreth 100.000 stërlina për viktimat e një zjarri vdekjeprurës në Korenë e Jugut. Zjarri përfshiu rajonin malor-verilindor të vendit, pranë kufirit me Korenë e Veriut. Për pasojë, dy persona mbetën të vdekur dhe qindra të tjerë të pastrehë. Hetuesit besojnë se zjarri filloi nga një shkëndijë elektrike e një transformatori.

“Donacioni im nuk është asgjë në krahasim me atë që kanë përjetuar viktimat e zjarrit. Edhe pse jetoj jashtë vendit, e di se çfarë po ndodh në atdheun tim. Mendoj se është diçka, që duhet ta bëj, kur ndodh një fatkeqësi të madhe në vendin tim të origjinës. Unë besoj se paraja nuk ka rëndësi. Gjëja më e rëndësishme është të bëja diçka për viktimat,” tha Son pas fitores 4-0 ndaj Hadersfilldit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...