Ylli i grupit të njohur muzikor “Little Mix”, Jesy Nelson ka zbuluar se dikur është përpjekur të vetëvritej pas talljeve të vazhdueshme që i bënin për paraqitjen e saj.

Këngëtarja 28-vjeçare, ka folur hapur për përvojën e saj të trishtë në dokumentarin e ri në BBC, “Jesy Nelson: Odd One Out”.

Ylli i muzikës zbuloi se në kulmin e talljeve dhe ngacmimeve, pas fitores së grupit në X Factor në vitin 2011, ajo mori një mbidozë, por u shpëtua nga i dashuri i saj në atë kohë.

Duke folur për periudhën më të keqe që ka kaluar, Jesy tha se në atë kohë mendonte t’i jepte fund çdo gjëje.

“Mendoja: ‘Vetëm kam nevojë që të largohet e gjitha kjo, duhet t’i jap fund’”.

“Mbaj mend që shkova në kuzhinë dhe mora shumë pilula. Pastaj shkova në shtrat dhe vazhdoja të mendoja: “Le të ndodhë. Shpejto”.

Ajo më pas i tregoi të dashurit se çfarë kishte bërë dhe një ambulancë nxitoi për ta marrë menjëherë.

Familjarët e saj, një anëtar i ekipit të saj drejtues dhe shoqet e grupit “Little Mix” u tronditën kur e morën vesh.

Filmi dokumentar tregon gjithashtu se bukuroshja brune luftoi aq shumë me varësinë ndaj drogës që ndikoi në shëndetin e saj mendor dhe kishte probleme të vazhdonte angazhimet e saj me grupin e vajzave.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...