Boksieri britanik Enthoni Xhoshua u shpreh se ka marrë një këshillë nga ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, ukrainasi Vlladimir Klitçko. Një këshillë që vjen në prag të revanshit që Xhoshua do të zhvillojë ndaj meksikanit Endi Ruiz më 7 dhjetor, në Abu Dhabi.

“Vlladimiri më tha që të mos harxhoj shumë kohë me telefonin këtë javë, por të fokusohem më shumë te sfida. E respektoj dhe vlerësoj shumë këshillën e tij. Jam përgatitur mirë gjatë gjithë kësaj kohe dhe tani jam gati të sfidoj Ruiz, duke ndjekur edhe këshillën e Klitschko. Gjithsesi, ju garantoj se do të trimfoj,” tha Joshua, i cili mposhti ukrainasin në vitin 2017 në përballjen mes tyre.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...