Fjalët e para të kampionit të ri botëror Entoni Xhoshua ishin falënderuese ndaj Zotit, pasi mposhti Endi Ruizin në meçin që zgjati 12 raunde. Britaniku iu hakmarrë bokserit meksikan, i cili e kishte mposhtur muaj më parë – duke ia rrëmbyer të gjithë titujt.Joshua tashmë kthen në rripin e tij titujt ËBA, ËBO, IBF dhe IBO, derisa është shpallur për herë të dytë si kampion i botës.

“Pikë së pari, dua ta falënderoj Zotin. Dua të them ‘Bismilah’. Dikush si unë nuk arsyetohet. Kjo ka të bëjë me boksin, unë jam mësuar t’i nokautoj kundërshtarët, por herën e kaluar vendosa ta përmirësoj veten. E respektoj shumë Endin, familjen dhe trajnerin e tij. Me këtë meç desha ta dëshmoj se sa inteligjent duhet të jesh në këtë sport. Mentaliteti im ka mbetur gjithmonë i njëjti: Qëndro i uritur dhe qëndro modest,” ka thënë Xhoshua.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...