Entoni Xhoshua, në prag të sfidës më 1 qershor ndaj Endi Ruiz Junior, ka deklaruar se ka një plan të qartë – të pushtojë Amerikën. Kjo është sfida e tij e parë në SHBA, e cila mund të pasohet nga ajo ndaj Deontej Uajlder.

Do ta fitoj këtë ndeshje të parë në Amerikë ndaj Ruiz Jr me nokaut teknik. Ky do të jetë vetëm hapi i parë për mua në këtë vend të ri. Kështu, fansat amerikanë do të më njohin dhe më pas do të jetë radha e Uajllderit për të prëfunduar në tapet”, u shpreh Entoni Xhoshua, kampion bote në kategoritë IBF, VBA dhe VBO.

Dueli i 1 qershorit ndaj Andy Ruiz Jr do të zhvillohet në stadiumin “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, sfida e parë e Joshua në Amerikë.

Unë e dëshiroj sfidën me Uajllderin, bëmë gjithçka që ajo të zhvillohej më 13 prill. Unë kam ardhur në Amerikë edhe për Uajllderin, për ta shkatërruar dhe për pushtuar këtë shtet”, u shpreh Joshua, që numëron 22 fitore dhe asnjë humbje në karrierë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...