Entoni Xhoshua është urdhëruar zyrtarisht nga Organizata Botërore e Boksit për të mbrojtur titullin e tij “VBO” kundër sfiduesit të detyrueshëm Oleksandr Usik. Boksieri britanik fitoi revanshin kundër Endi Ruiz Jr të shtunën e kaluar me vendim unanim të gjyqtarëve, duke rikuperuar titujt e peshave të rëndëa në versionet VBA, IBF dhe VBO që kishte humbur ndaj meksikanit në Nju Jork. Pas fitores së jashtëzakonshme që shënoi në Arabinë Saudite, presidenti i VBO ka deklaruar se Xhoshua duhet të ndeshet me boksierin nga Ukraina, Oleksandr Usik brenda 180 ditëve nga fitorja e së shtunës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...