Atleti nga Uganda, Xhoshua Çeptegi, vendos rekord të ri botëror në garën në rrugët e Valencias në gjatësi prej 10 kilometra, duke i kaluar ato për 28 minuta e 38 sekonda. Atleti 23 vjeçar ishte për 6 sekonda më i shpejtë se rekordi i mëparshëm, i vendosur nga Patrik Komon, i cili këtë sukses e arriti në vitin 2010. Në gjysmën e garës në Valenci, maratonomaku nga Uganda, kishte 2 sekonda kohë më të mirë se sa rekordi i botës. Çeptegi mbylli me sukses vit 2019, pasi që më parë triumfoi në garën në Doha, u shpall kampion bote në kros vrapimin dhe fitoi Ligën e Diamantit në atletikë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...