Bota e sportit i dha lamtumirën e fundit legjendës së NBA-së, Kobi Brajant, dhe vajzës së tij, Xhixhi, të cilën humbën jetën bashkë me 7 persona të tjerë në një aksident tragjik me helicopter, një muaj më parë në kodrat e Los Anxhelosit.

Në “Staples Center”, aty ku “Mamba” u shndërrua në mit, ishin të pranishëm rreth 20 mijë persona dhe secili prej tyre mori në hyrje të impiantit një libërth fotografik me një seri fotosh të Kobit dhe vajzës së tij. Mes personazhe të njohura, ishin edhe Steve Nash dhe komisioneri i NBA-së, Adam Silver, që shkëmbyen një përqafim të gjatë pranë skenës së ngritur për këtë rast.

Mes shumë basketbollistëve ishin edhe ish Lajkersat: Fil Xhekson (trajneri i tij), Xheri Uest, Elxhin Bejllor, Karim Abdul-Xhabar (pikëshënuesi më i mirë në historinë e NBA-së), Bajron Skot dhe AS Grin.

Ndërkohë legjenda, Majkëll Xhordan nuk mundi tin dal lotët.

“Kur Kobe vdiq, një pjesë e imja vdiq bashkë me të. Sa më shumë që e njihja atë, doja të bëhesha vëllai i madh më i mirë i mundshëm për të. Të gjithë donin të flisnin për krahasimin mes meje dhe atij, por unë doja të flisja vetëm për Kobin,” tha mes lotëve Xhordan.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...