Lebron Xhejms zhvilloi një ndeshje spektakolare në NBA dhe së bashku me Entoni Dejvisin ishin më meritor për fitoren e 12-të të Los Anxhelos Lejkersit. Sfida ndaj Oklahoma Sitit, që e fituan Lejkersat me 112-107, Lebron Xhejms vendosi rekord të ri në NBA. Xhejms shënoi “tripël-dabëll” me 25 pikë, 11 kërcime dhe 10 asistime, duke u bërë basketbollisti i parë në NBA, që ka shënuar këtë efekt ndaj të gjithë skuadrave në NBA. Për Lebron Xhejmsin është “tripëll – dabëll” i pestë në këtë sezon, Pas 14 javëve të sezonit të ri, Los Anxhelos Lejkers është lider në Konferencën e Perëndimit me 12 fitore dhe 2 disfata.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...