Një tjetër kapitull i shtohet sagës “Xhaka” në përfaqësuesen shqiptare. Mesfushori Taulant Xhaka mendohej se do të kthehej përsëri protagonist me fanellën kuqezi, por ai është bërë protagonist në një mënyrë tjetër, pasi nuk është paraqitur në grumbullimin e përfaqësueses edhe pse pritej nga stafi kuqe. Xhaka nuk është pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e ardhshme pasi vetë futbollisti ka nxjerrë si justifikim një shqetësim muskulor për mospraninë e tij në stërvitje me futbollistët e tjerë në Durrës. Zakonisht në të kaluarën lojtarët kanë ardhur në grumbullim dhe në rast dëmtimesh të tilla, janë lënë të kthehen në ekipet përkatëse pas vizitave. Por Xhaka nuk ka zgjedhur këtë rrugë, duke konfirmuar se nuk do t’i bashkohej ekipit. Tani mbetet për të parë se si do të vendosë trajneri Reja në lidhje me këtë çështje dhe nëse Xhaka do të jetë më pjesë e kombëtares në të ardhmen, pasi dëmtimi i tij duket shumë misterioz.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...