Granit Xhaka nuk po kalon një moment aspak të mirë tek Arsenali, teksa si pasojë e ngjarjeve të fundit me tifozët, i është hequr edhe shiriti i kapitenit. Largimi në janar duket thuajse i sigurt dhe tashmë kanë nisur hipotezat e para. Së fundmi, një lajm i bujshëm po qarkullon në media, ku thuhet se Xhaka mund të kalojë te Milani në janar. Diçka të tillë e ka raportuar “Calciomercato.com”, që shkruan se Pioli dhe drejtuesit e Milanit po e monitorojnë situatën e mesfushorit dhe mund të nisin bisedimet me Arsenalin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...