Granit Xhaka thyen heshtjen dhe rikthehet të flasë për median zvicerane “Blick”, për atë torturë të vuajtur javët e fundit te Arsenal.

“Veçanërisht java e fundit ishte shumë emocionuese. Por tani ndihem sërish mirë. Jam stërvitur mirë dhe dua me padurim t’i rikthehem detyrave të mia. Kur në tabelën e zëvendësimeve u shfaq numri im, tifozët nisën të festojnë dhe kjo gjë më vrau shumë rëndë. Është një reagim, të cilin nuk e kam kuptuar, veçanërisht për negativitetin.  Nga sa kam kujtesë, tifozët janë pjesë e sportit. Kam shumë respekt për entuziazmin dhe impenjimin që ofrojnë. Kritikat e tyre, nëse janë të drejta, të bëjnë të rritesh si sportist. Por kur të ofendojnë e sulmojnë, të vrasin. Nuk dua të them se nuk i duroj kritikat. Nëse nuk luaj, apo nuk luajmë mirë, duhet të heshtim dhe të dëgjojmë. Por nëse sulmon dhe ofendon kapitenin tënd, vetëm sa krijon një atmosferë të shëmtuar për skuadrën që duhet të mbështesësh. A e kam mbyllur me Arsenal? Qëndroni të sigurtë, do të vazhdoj të luftoj dhe të jap gjithmonë maksimumin tim, duke nisur që nga stërvitja. Jam gati”, deklaroi Granit Xhaka.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...