Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në emrin e tij dhe në emrin e deputetëve sot i dërgoi urim anëtarëve të komunitetit hebraik në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e festës hebraike Yom Kippur.

“Në këtë ditë që është festë e faljes, drejtoj urime të sinqerta me mendime të mira dhe dëshira të bukura për shëndet, mirëqenie, paqe dhe gëzime familjare. Por, më së shumti prej gjithçka, Ju uroj që thellë në vete të ndjeni paqen dhe qetësinë që e sjell me vete falja. Qenia njerëzore nuk është e përkryer dhe ndonjëherë gabon, mirëpo madhësia njerëzore shihet në faljen dhe përhapjen e vlerave pozitive si dashuria, mirëkuptimi i ndërsjellë, respekti dhe toleranca. Si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dua të shpreh respekt ndaj bashkësisë hebraike, e cila bashkë me gjithë bashkësitë tjera, konsiderueshëm kontribuon në jetën shoqërore dhe zhvillimin e shtetit dhe me këtë rast të bukur festiv, shpreh dëshira të sinqerta për një shtet stabil, të avancuar, shtëpi e të gjithë qytetarëve ku më e rëndësishmja është jeta e mirë dhe cilësore për të gjithë”, shkruan Xhaferi në urimin e tij.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...