Kinsey Wolanski është arrestuar gjatë finales së Kupës së Amerikës në futboll pasi që ajo ka tentuar të hynte në fushë ashtu si në finalen e Ligës së Kampionëve.

Bukuroshja 22-vjeçari fitoi miliona ndjekës në rrjetet sociale pasi e pushtoi fushën në finale të Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenhamit më 1 qershor në Madrid.

Tani, ajo ka shkruar në rrjetet sociale se ishte maskuar për t’u futur në stadiumin Maracana, në mënyrë që ta pushtonte edhe aty fushën në finale të Kupës së Amerikës mes Brazilit dhe Perusë.

Por, para se t’ia dilte, modelja amerikane u kap nga sigurimi dhe u dërguar në qeli.

“E pranoj, Kupa e Amerikës fitoi, ama ne patëm një aventurë të çmendur pasi provuam.

“Shkova në Brazil me aeroplan, e maskuar, ia dola të ulem në tribuna por më kapën 20 roje sigurimi”, shkroi ajo në Instagram.“Kemi dalë nga burgu dhe tani po e shijojmë kohën në Brazil”, shtoi ajo.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...