Largimi nga familja mbretërore dhe fillimi i një jetë të pavarur financiarisht të Princit Harry dhe Meghan Markle ka gëzuar disa persona, e ato janë Princi William dhe Kate Middleton.

Një burim nga familja mbretërore i tha Radar Online se çifti është shumë i lumtur me këtë largim sepse po mendon për fronin. Gjithashtu dyshja nuk do të flasë keq për Sussexes në publik për të mbajtur një imazh të pastër.

‘Princi William dhe Kate Middleton nuk e pëlqenin Meghan-in. Ata me siguri po festojnë’- vijoi më tej burimi.

Këtë çarje në marrëdhënin mes dy vëllezërve e ka konfirmuar edhe Princi Harry i cili në emisionin e Tom Brady të ITV ka thënë se si të gjithë vëllezërit kemi pasur edhe ne ditë të mirë dhe ditë të këqija.

Burimi shton se tani me ikjen e Harryt marrëdhënia mes dy çifteve është qetësuar. Burimi thotë se në qoftë se këto probleme mes tyre nuk zgjidhen tani ata kurrë nuk do të zgjidhen.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...