Në një fshat të quajtur Buskalan në Filipine jeton 101 vjeçarja me emrin Whang Od e cila bën tatuazhe të llojit të veçantë për të cilat njihet nga shumë njerëz. Brenda vitit ajo vizitohet nga qindra mijëra turistë. Whang Od bën tatuazhe me forma të lëkurës së gjarprit, të shumëkëmbëshit, tatuazhe me formë shkallësh, numrash si dhe figura të tjera të ndryshme. Ajo tatuazhet i vizaton me qymyrguri ndërkaq për depërtimin e ngjyrës në lëkurë ajo përdor çekiç nga druri i kafes. Gjembat me të cilat realizon tatuazhin janë nga drunjtë e pemës së pomelos. Od shpjegon se në kohërat më të lashta në Filipine tatuazhe kanë bërë vetëm personat të cilët kanë vrarë njerëz do të thotë të cilët kanë qenë vrasës dhe të cilët përmes tatuazhit janë identifikuar, por tani kjo gjë ka ndryshuar dhe tatuazhe mund të bëj secili në trupin e tij. Ajo thotë se mbesës së saj ia ka trashëguar këtë mënyrë të bërjes së tatuazhit, me qëllim që kjo traditë Filipinase të mos zhduket.

Alsat-M

Loading...

Shpërndaj me

Loading...