EVN organizoi një aksion vullnetar për rregullimin e oborrit të “Muzeut të Republikës së Maqedonisë Veriore” në pazarin e vjetër të Shkupit.

Në oborrin “Kurshumli An”, njëzet e pesë vullnetarë nga Qendra e Konsumatore energjetike EVN “Vasil Glavinov” prenë pemët e vjetra e të dëmtuara dhe barin e rritur, pastruan mbeturina. zëvendësuan plotësisht ndriçimin e dëmtuar, i ngjyrosën ndriçuesit rrugor dhe gardhin mbrojtës te shkallëve.

Me këtë aksion, oborri i “Muzeut të Republikës së Maqedonisë së Veriut” u rinovua plotësisht dhe është gati për mbajtjen e manifestimeve të parashikuara në periudhën e verës.

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të EVN-së, Shtefan Peter dhe drejtori i Muzeut të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordan Nikolov njëzëri u shprehën: “Muzeu i ndriçon mendjet tona me vite, prandaj ia vlen ta ndriçojmë ne atë sot”.

Punonjësit në EVN nga vera e vitit 2017, filluan programin “EVN rekruton vullnetarë” përmes të cilit realizuan më shumë se 30 aksione vullnetare, ndërsa kanë realizuar më shumë se 3500 orë pune në përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitetet e tyre lokale. Aktivitetet janë realizuar në të gjitha qytetet dhe vendbanimet ndërsa në projekt janë përfshirë më shumë se 300 punonjës.

Puna është fokusuar në riparimin e shkollave, çerdheve dhe institucione për përkujdesjen e kategorive të veçanta të qytetarëve, riparimin e instalimit të dëmtuar elektrik, rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra, pastrimin dhe përzgjedhjen e mbeturinës, organizimin e punëtorive edukative për fëmijë, përhapjen e dijes, gatim e kështu me radhë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...