Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, thotë hapur se preferon ndarjen e Kosovës përgjatë linjave etnike. Vuçiq thotë se nuk mund zbulojë se për çfarë po bisedon me shqiptarët e Kosovës, por ka sqaruar se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë një pako gjithëpërfshirëse, e cila nuk është e lehtë sa disa e mendojnë.

Unë mbështes ndarjen e Kosovës, kjo është politika ime.. Të kesh një territor që askush nuk di si ta trajtojë, ose që shërben gjithnjë si burim konflikti të mundshëm, nuk është diçka e mirë”- deklaroi  Aleksandar Vuçiq, Presindent i Serbisë.

Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli nga ana tjetër është shprehur i prerë. Kosova është një dhe nuk ka veri e jug dhe nuk do të ketë ndarje.

Kosova është një dhe nuk ka veri e jug. Nuk do të ketë ndarje të Kosovës asnjëherë. Në dialog nuk do të jetë temë e diskutimit ndarja asnjëherë. Ne jemi duke komunikuar në mënyrë që komunitetet të integrohen sa më mirë në shtetin tonë, në Republikën e Kosovës” u shpreh Kadri Veseli, kryetar i Parlamentit të Kosovës.

Veseli shtoi se sovraniteti edhe integriteti i Kosovës janë të pacenueshme dhe se çështja e kufijve nuk është çështje e diskutimeve.

Alsat-M

Loading...

Shpërndaj me