Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në konferencën për shtyp pas takimit në Ohër me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe atë të Shqipërisë Edi Rama, tha se nisma për bashkëpunimit rajonal nuk nënkupton formimin e një Jugosllavi të re, por më tepër siç tha ai është një proces që mundëson cilësi dhe jetë më të mirë për qytetarët e të gjithë vendeve.

“Unë e shoh që Rama është nën presion … Edhe mua gjatë zgjedhjeve, opozita e brendshme më akuzoi se po ndërtoj rrugë drejt Prishtinës, se po ndërtoj rrugë drejt Shqipërisë së Madhe, por ata prapë morën 11 herë më pak vota se unë. Nuk e di, ndoshta dikush do ta shkatërrojë këtë iniciativë, por kjo përfundimisht sjell një jetë më të mirë për njerëzit dhe kompanitë tona. Këtu nuk ka krijim të një Jugosllavi të re”- tha mes tjerash Vuçiç.

Ai mes tjerash pohoi se lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave midis vendeve do të kursej para dhe kohë për të gjithë qytetarët.

“Për Serbinë kjo është iniciativë e rëndësishme. Ne për një kohë të shkurtë kemi arritur marrëveshje shumë të rëndësishme për qytetarët tanë. Përfaqësuesi i Bankës Botërore tha se me këto masa mund të kursejmë rreth 220 milionë euro. Më pak se një vit e gjysmë do ta shihni rritjen e investimeve në tre vendet. Deri në fund të këtij viti do të mund që të lëvizim lirshëm edhe me Shqipërinë”-pohoi mes tjerash Vuçiq.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...