Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si lojë politike për rritjen e popullaritetit dhe skenar për zgjedhje të parakohshme, me qëllim që në Kosovë të vijë në pushtet një elitë politike që angazhohet për “Shqipëri të madhe”. Vuçiq tha se Haradinaj do të shkojë një apo dy ditë në Hagë dhe do të kthehet prej atje si “Hero”, andaj nuk ka arsye për eufori në mesin e qytetarëve serb.

Dorëheqja e Ramush Haradinajt është një mashtrim politik që ai mund të dojë edhe më shumë popullaritet në të cilin ai bëhet një hero që lufton për një Kosovë. E kuptojmë, jo gëzimin, por njëfarë kënaqësie te pjesëtarët e popullit tonë për shkak të ftesës dërguar Haradinajt për intervistë dhe faktin që ai është i dyshuar për krime luftë. Duhet t’i shohim të gjitha faktet dhe pasojat që vijnë pas aktit të dorëheqjes së Hardinajt. Pozicioni i serbëve do të jetë edhe më i vështirë se sa ishte sot”- reagoi Aleksandar Vuçiq- President i Serbisë

Në një deklaratë të dhënë për Zërin e Amerikës, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit, ka përgëzuar gatishmërinë e kryeministrit tashmë të dorëhequr nga ky post, Ramush Haradinaj, për të bashkëpunuar me Prokuroria e Posaçme .

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë respektimin nga ana e tij të thirrjes për t’u paraqitur para Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Dhomave të Posaçme për Kosovën”.- reaguan nga  Departamenti Amerikan

Nga ana tjetër, për ekspertin amerikan të çështjeve të Ballkanit, Daniel Server, veprimi i Haradinajt është i duhur, por shton se kjo e ka vendosur Qeverinë në një pozitë të pakëndshme. Sipas tij, ky vendim do të sjellë vonesa në dialogun Kosovë-Serbi.

Do të duhet të presim të shohim nëse kjo do të çojë në zgjedhje të parakohshme, që opozita i kishte kërkuar gjithsesi dhe që mendoj se mundësua për to është më e madhe tani sesa ishte dje”- theksoi Daniel Serëer – Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit

Dorëheqja e papritur e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka shkaktuar reagime edhe në Tiranë.  Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ftesën për protagonistët e UÇK-së e qaun sfidë të papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë.Ministri i Diasporës,  Pandeli Majko, Presidenti Ilir Meta, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha,  Ish-kryeministri Sali Berisha dorëheqjen e Haradinajt e kanë vlerësuar si  aktin e një burrë shteti që vë atdheun mbi gjithçka.

Evi Shkopi   

Loading...

Shpërndaj me

Loading...