Vërshëllima përfundimtare e ndeshjes mes Kroacisë dhe Anglisë ka parë futbollistët kroatë të vraponin si të çmendur në fushën e lojës për të festuar këtë sukses historik që arritën me kualifikimi në finale. Por mbrojtësi Simo Vrsaljko ka menduar që të festojë në mënyrën e tij me trajnerin Zlatko Daliç. Festa e tij ishte mjaft e veçantë, me një përqafim që u kthye në kapje mundjeje duke përplasur përtokë trajnerin dhe duke festuar sipër tij. Pamjet kanë pushtuar me shpejtësi rrjetet sociale, pasi është cilësuar si një nga festimet më të veçanta të këtij Botërori nga tifozë të ndryshëm.

Shpërndaj me