Një shqiptar është qëlluar për vdekje në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën e Ayia Mavra, në Athinë

Mediat fqinje raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00.20.

Shqiptari është goditur pas shpine dhe autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia është duke vijuar hetimet.

Trupi i shqiptarit, i lindur në vitin 1986 u transferua në spitalin e Athinës ku iu nënshtrua ekspertizës mjekoligjore.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...