54-vjeçari serb është arrestuar nën dyshimin se ka kryer vrasjen e nënës së tij 83 vjeçare me grusht në kokë, nëdrsa më pastaj e ka shtrirë në krevat duke u munduar të fshehë vrasjen.

Krimi ka ndodhur rreth orës dy pas mesnate. Ekzistojnë dyshime se i arrestuari ka goditur nënën e tij me mjet të fortë në toalet, ndërsa më pastaj e ka shtrirë në krevat. Më vonë i njëjti i ka pastruar gjurmët e gjakut në shtëpi të tijat dhe të nënës së tij. Gruaja fatkeqe kishte ndërruar jetë menjëherë pas goditjeve të marra, ndërsa djali i saj më pas ka njoftuar ndihmën e shpejtë.

Mjekët kishin filluar të shfaqin dyshime gjatë kontrollit, dhe kanë njoftuar policinë ku më pastaj trupi është dërguar për obduksion. Fillimisht djali që kishte vrarë nënën kishte këmbëngulur që e njëtja ka rrëshqitur dhe është rrëzuar.

Mirëpo më pastaj e ka pranuar krimin, siç kanë njoftuar mediet e atjshme i njëjti asnjëherë nuk ka pasur probleme me autoritetet dhe nuk posedonte dosje.

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...