Policia e New York-ut ka arrestuar vrasësin serial i cili rrahu për vdekje një person të pastrehë. Ai është zbuluar nga kamerat e bizneseve të zonës ku tregohej se si i rrihte viktimat e tij me një shufër hekuri, shkruan Ora.

Pas arrestimit në gjykatë ai pranoi se kishte vrarë dhe 4 persona të tjerë pa shtëpi në të njëjtën mënyrë pasi ata flinin në rrugët e Manhattan në Chinatoën.

Randy Rodriguez Santos mbante një shufër hekuri të mbuluar në gjak në momentin që policia e ka arrestuar dje afër zonës së ngjarjes. Në gjyq ai u akuzua për serinë e vrasjeve duke e lënë në burg pa afat.

Sipas raportimit të policisë ai u gjend në mes të rrugës me armën në dorë vetëm pak çaste nga ngjarja e rëndë. Santos nuk dha asnjë arsye në gjykatë për vrasjet por deklaroi se e shqetësonte fakti që ata flinin rrugëve të Manhattanit.

Menjëherë pas gjyqit, Santos u klasifikua si person me të meta mendore. Në një prononcim për New York Daily News mamaja e tij tha se e kishte nxjerrë jashtë shtëpie 3 vite më përpara. Ndërkohë vrasësi jetonte në një shtëpi të braktisur.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...