Rreth 138 mijë nëpunës të administratën do të marrin rritje të pagave për 5% për muajin shtator. Me 82 vota PËR, Kuvendi votoi ndryshimet e Ligjit për pagat. VMRO DPMNE-ja opozitare akuzoi se në vend të 10% të premtuara, pushteti rrogat i ka rritur për vetëm 5%.

Për fat të keq, tani kemi situatë ku LSDM premtoi rritje të pagave për 5% çdo vit pasi të vijë në pushtet, por ja kolegë të nderuar, dy vite janë në pushtet, ne sot diskutojmë për rritjen e parë prej 5% – deklaroi Sllagjana Mitoska- VMRO DPMNE.

Opozita dorëzoi amendament për rritjen e pagave për 10%, por shumica e hodhi poshtë. Sipas LSDM-së, në fakt VMRO gjatë kohës kur ishte në pushtet, nuk i ka realizuar premtimet për rritjen e pagave në sektorin publik.

Vetëm sa për rikujtim për opinionin vendor, VMRO DPMNE në vitin 2009 solli ligj për rritjen e pagave për 10%, nuk e realizoi të njëjtën. Më pas, ligjin e njëjtë e miratoi në vitin 2010 kurse zbatimin e tij e anuloi për vitin 2011, përsëri nuk i pagoi rritjet e pagave në sektorin publik. E njëjta ndodhi në vitin 2012 dhe 2013 – u shpreh Jagoda Shahpaska- LSDM.

Sipas përllogaritjeve, për pagat më të larta në tre muajt e ardhshëm, nga buxheti do të shpenzohen 10 milionë euro shtesë.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...