Botërori 2019 në Formula 1 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për makinën Mercedes, që ka fituar në 3 garat e para. Jo vetëm kaq, por ka arritur dy vende të para me pilotët e saj, një rezultat i paimagjinueshëm në fillim të sezonit. Gjithsesi, Toto Volff, shefi i makinës gjermane shprehet se gara e radhës në Baku (Azerbajxhan) është krejt ndryshe nga të tjerët. Ai kujton garën e vjetshme, kur Valteri Botas humbi garën pak xhiro nga fundi pas një problemi me gomat.

Pista e Baku është e veçantë, pasi ka shumë pjesë të drejta, që e vënë aerodinamikën në provë. Pra, nuk duhet vetëm një makinë e shpejtë, por edhe e aftë të evitojë problemet. Pikërisht besueshmëria e makinës është arma kryesore për ta fituar këtë garë”, tha Volf.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...