Skuadra e “Mercedes”-it, po dominon Botërorin 2019 të Formula 1, duke i fituar të 5 garat e para sezonale. Duket se gara për titullin kampion këtë sezon duket se do të jetë një sfidë dyshe mes Luis Hamilton dhe Valteri Botas. Më i kënaqur nga ky start i sezonit është Toto Volff, shefi i Mercedesit.

Ky është një sport ku gjërat mund të ndryshojnë me shpejtësi si gjatë garës ashtu dhe gjatë një sezoni. Ndaj jemi gjithnjë me këmbë në tokë dhe të kujdesshëm. I gëzohemi fitoreve dhe këtij starti të kampionatit, që nuk e kishim menduar kështu. Nuk më intereson shumë se çfarë bëjnë rivalët, gabimet e tyre na e lehtësojnë punën. Gjithsesi, nuk ka për të qenë gjithnjë kështu. 5 fitore të dyfishta në 5 garat e para janë një ogur i mirë, ndaj shpresoj që kështu të vazhdojmë deri në fund. Më pas, le të jetë pista ajo që do të vendosë fituesin mes Hamilton dhe Bottas”, tha Toto Volf.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...