Përfaqësuesja e Maqedonisë në volejboll, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian në Slloveni, mbrëmë mundi Suedinë me rezultat 3-2 në sete. Në përballjen e parë miqësore në palestrën sportive “Kale” në Shkup, përfaqësuesja e Maqedonisë , pas humbjes së setit të parë me 18-25, në vazhdim kontrolloi takimin, duke triumfuar në 2 setet ardhshme, ndërsa Suedia barazoi shifrat në 2-2 në setin e katërt. Në setin vendosës, atë të pestë, Maqedonia u tregua më spikatur dhe triumfoi me rezultat 16-14. Përballja tjetër mes këtyre dy kombëtarëve do të zhvillohet gjatë ditës së diel, në vendin e njëjtë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...