VMRO-DPMNEja në seancën e sotme kuvendore propozoi që rendi i ditës të plotësohet me pikë për shkarkimin e Prokurores Speciale Publike, Katica Janeva, dhe atë në pajtim me rekomandimin e miratuar në Komisionin për Zgjedhe dhe Emërime dhe Këshillin e Prokurorëve. Sipas VMRO-DPMNE-së, argument plus është edhe fakti që Janeva ndodhet në paraburgim si e dyshuar e rastit “Reket”, dhe njëkohësishtë jep edhe vendime dhe urdhëra nga paraburgimi, që janë antiligjore. Shumica parlamentare me 58 vota e hodhi poshtë propozimin për shkarkimin e Katica Janevës.

“Është e paqartë se pse pushteti e mbron Janevën nga shkarkimi”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...