VMRO DPMNE kërkon dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë për ushqim dhe veterinari Zoran Atanasov, i cili sipas tyre nuk ka reaguar me kohë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes së antraksit e cila u regjistrua ditë më parë tek një tufë dhensh në fshatin Strogomishtë të poshtme të Kërçovës. Nga VMRO akuzojnë se procesi i vaksinimit të deleve ka filluar më vonë se ç’duhet, dhe sipas tyre ky ka qenë shkaku i paraqitjes së rasteve të fundit. Megjithatë raste të reja me antraks nuk janë regjistruar më.

Nëse vaksinimi në 2018 është bërë në fund të muajit maj, atëherë i bie që këtë vit në fund të majit patjetër të kishte pasur vaksinim përsëri. Sot jemi muaji Gusht, dhe kjo është prolongim  për katër muaj. Paramendoni 4 muaj pa preventivë në ato 22 vendbanime ekziston rrezik serioz të paraqitet antraksi. Antraksi është sëmundje e cila transmetohet tek njerëzit, në shumë raste din të jetë vdekjeprurës. Për këtë shkak kjo sjellje joserioze dhe jo përgjegjëse përmes pres konferencave të zbehta nga ana e drejtorit janë skajshmërisht joserioze kundrejt opinionit dhe qytetarëve”-tha Cvetan Tripunovski, VMRO DPMNE.

Ditë më parë drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari njoftoi se në 22 vendbanime të Maqedonisë ekziston rreziku për përhapjen e sëmundjes antraks e cila prek si kafshët poashtu dhe njerëzit. Sëmundja e antraksit mund të tansmetohet përmes konsumimit të mishit të kontaminuar apo nëse bakteri depërton në trup përmes ndonjë plage të lëkurës.

Vjollca Aliti

Loading...

Shpërndaj me

Loading...