Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ai kërkoi nga deputetët që të bojkotohet dhe lëshohet salla e Kuvendit gjithashtu bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme.

“VMRO vlerëson se ndryshimi i Kushtetutës me qëllim ndryshimin e emrit, identitetin, historinë dhe arsimin u arrit në mënyrë kundër kushtetuese dhe kriminele.

Ai është vendim i 81 deputetëve, e jo i popullit. Ky është një akt tradhtarë. Sot u tregua se Maqedonia me Zaevin ka humbur, dhe nëse vazhdojnë të qeverisin Maqedonia do të humbas sërish në të gjitha fushat. Kjo duhet të ndalohet, dhe do të ndryshohet vetëm nëse këta njerëz ikin nga qeveria.Kërkojmë të lëshohet Kuvendi dhe të mbahen zgjedhje të parakohëshme së bashku me ato presidenciale. Në këto zgjedhje VMRO-DPMNE do të fitojë dhe ashtu dëshira e popullit do të respektohet tha Mickovski.

Loading...

Shpërndaj me