Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, pranon se nuk është mik i ngushtë i Cristiano Ronaldos, por thotë se me kënaqësi do ta pranonte një ftesë për darkë nga sulmuesi i Juventusit. Ronaldo, i cili e la Messin vetëm në La Liga, kur u largua nga Real Madridi te Juve, në vitin 2018, përsëri tregoi admirimin dhe respektin e tij për argjentinasin duke sugjeruar që ai dhe Messi të takoheshin për donjë darkë. Ikona argjentinase thotë se do të ishte i lumtur ta kalonte kohën në kolegun portugez.

Po, nuk kam asnjë problem në lidhje me këtë. Gjithmonë kam thënë se nuk ekziston ndonjë problem mes nesh. Ne mund të mos jemi miq, sepse nuk kemi ndarë kurrë një dhomë zhveshjesh së bashku, por gjithmonë e takoj atë nëpër ceremoni të shpërndarjeve të çmimeve dhe nuk kam asnjë problem. Ne në fakt kemi biseduar me njëri-tjetrin për një kohë mjaft të gjatë në ceremoninë më të fundit. Nuk e di nëse do të ketë një darkë mes nesh. Varet, nëse rrugët do të kryqëzohen për arsye të dukshme. Secili ka jetën dhe angazhimet e veta. Por, padyshim, unë do ta pranoja ftesën”, tha mes tjerash Mesi pwr gazeta katalanase “Sport” .

Loading...

Shpërndaj me

Loading...