Pas disfatës ndaj Borusia Dortmundit, vjen edhe një lajm i keq për skuadrën e Interit. Mateo Politano do të qëndrojë një muaj larg fushave pas dëmtimit të pësuar në kavilje. Politano luajti si zëvendësues në disfatën 3-2 ndaj Dortmundit dhe klubi ka konfirmuar se lojtari ka tërhequr ligamentet e kaviljes dhe situata e tij do të kontrollohet nga mjekët në dy javët e ardhshme. 26-vjeçari do të humbasë ndeshjet ndërkombëtare, si dhe ndeshjet e zikaltërve ndaj Veronës, Torinos dhe SPAL, pa harruar ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Slavia Praga.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...