Stacioni i re hapësinor e Rusisë ka humbur rreth 133 milionë euro si rezultat i vjedhjeve dhe korrupsionit brenda projektit.

Shumë zyrtarë të lartë shteti janë dënuar ndërkohë që Këshilli Hetimor Federal i Rusisë deklaron se janë duke u shqyrtuar dhe 12 persona të tjerë që dyshohen se kanë lidhje me vjedhjet.

Në një mbledhje qeveritare në 11 nëntor të këtij viti Presidenti Vladimir Putin shpërtheu në akuza mbi nivelin e korrupsionit në projektin hapsinor.

“Me qindra herë ju kam thënë, bëni gjithçka transparente, Por jo! Ata vjedhin me qindra miliona” – shprehet Putin.

Zëdhënësi i Presidentit sqaroi se këto akuza nuk janë për menaxherin aktual të projektit por të mëparshëm. Ndër të tjera ai deklaron se nga shuma e vjedhur janë rikuperuar rreth 50 milionë euro.

Ish drejtori i kompanisë së ndërtimit të stacionit hapësinor, Yuri Khrizman u dënua me 11 vite burg.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...