Biznesmenët nga Vizbegu kërkojnë që zona industriale ku punojnë të ngjitet me autostradën deri në Bllacë përmes bulevardit që të ketë qasje nga objektet e tyre. Gjithçka tjetër është vetëm improvizim dhe problem për biznesin, thotë për Alsat, biznesmeni Taip Jakupi. Pjesa më e madhe e objekteve që gjenden në këtë zonë janë për tregti dhe nëse magjistralja kryesore  që do lidhej me autostradën nuk mundëson lidhje direkte deri te to, qarkullimi i kompanive do të shënojë ulje, thotë Jakupi.

Ne kërkojmë zgjidhja me bulevard të vazhdojë deri në fund të zonës dhe të ketë tre nyje qarkullimi që do zgjidheshin me drejtime qarkullimi ku kompanitë dhe format tjera të organizimit përmes rrugëve tjera qasëse do kenë qasje në arterien kryesore- deklaroi Taip Jakupi, anëtar i shoqatës së biznesmenëve në Stenkovec- Vizbeg.

Nga Qyteti i Shkupit nën kompetencat e të cilit është “Rruga e Kaçanikut” thonë se ka mospajtime me biznesmenët e zonës në Vizbeg. Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov thotë se standardet për ndërtimin e zgjidhjes me bulevard nuk lejon qasje nga rruga në autostradë.

Rrugë shërbyese do ndërtoheshin kur shkoni drejtë Kosovës edhe nga ana e djathtë edhe nga ana e majtë që të mundësohet hyrje në kapacitetet industriale. Këtu hasim në mospajtime me pronarët e objekteve industriale që duan objektet e tyre të kenë dalje drejtpërdrejtë në bulevard- tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.

Biznesmenët e kësaj zone janë të dëshpëruar nga të gjitha qeveritë e deritanishme. Me dekada marrin vetëm premtime për infrastrukturë më të mirë, ndërsa ende vozitin nëpër rrugë plot me gropa.

Atje në çdo tre sekonda kalon një automjet, në çdo pesë sekonda kalon ndonjë kamion dhe në çdo shtatë sekonda kalon nga një maun. Pra ngarkesa është shumë e madhe- shtoi Taip Jakupi, anëtar i shoqatës së biznesmenëve në Stenkovec- Vizbeg.

Paraprakisht edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërorë Zoran Kitanov në emisionin Magazina Ekonomike në Alsat, paralajmëroi se plani është që objektet në zonën industriale në Vizbeg përmes rrugës shërbyese të lidhen me autostradën e re që çon drejtë Bllacës, propozim ky të cilin biznesmenët ashpër e kundërshtuan. Autostrada drejtë Bllacës duhet të jetë e gjatë 13 kilometra, ndërsa tani pritet fillimi i ndërtimit të 2.5 kilometrave të para nga kjo autostradë.

Ile Petrevski 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...