Dortmund dhe Bajern do të përplasen në “Allianz Arena”, me verdhezinjtë që rikthehen në Munih, aty ku sezonin e shkuar u shkërmoqën me shfirat e thella 5-0. Lidhur me këtë takim, ka folur Aksel Vitsel. Mesfushori i Dortmund nuk është përbajtur në fjalët e tij.Belgu shprehet se këtë sezon Bayernin e pret luftë deri në sekondën e fundit.

“Shkojmë në Munih për të fituar. Duam të bëjmë një autokritikë pas asaj humbje 5-0 sezonin e shkuar. Mund ta them hapur: Vitin e kaluar u treguam pa b***! Një herë vepronim si burra, ndërsa më pas si fëmijë. Bajerni është dhe mbetet një ekip i madh me mentalitet fituesi dhe ekperiencë, por ne do të tregojmë shpirtin tonë luftarak. Bajernin e pret luftë deri në sekondën e fundit”, përfundoi Vitsel.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...