Ekonomia vendore vitin 2018 e ka përfunduar me rritje prej 2.7%, ka njoftuar Enti Shtetëror i Statistikës. Ky rezultat është afër projeksioneve të ulëta me rishikimin e buxhetit. Qeveria fillimisht projektoi rritje prej 3.2% ndërsa më pas e uli normën në 2.8%. Prodhimi Bruto Vendor më shumë rritje ka shënuar në tremujorin e fundit edhe atë për 3.7%. Ndërtimtaria që gjatë tërë vitit ishte në negativë, në tre muajt e fundit e vitit të kaluar ka shënuar rritje për 19.6%. Nga Qeveria thonë se rritja e ekonomisë është sipas pritjeve ndërsa ekonomia lëviz në drejtimin e dëshiruar. Ndërtimtaria sërish është kthyer në normalitet.

Përkushtimi i Qeverisë, vizioni i saktë, masat mirë të matura në ekonomi në të gjithë sektorët veç më kanë filluar t’i japin rezultatet”.  –tha Koço Angjushev- zv/ kryeministër

Ministri i Financave Dragan Tevdovski është optimist se parashikimet e planifikuara këtë vit për rritjen ekonomike do të realizohen.

Nëse e shohim parashikimin tonë për 2019, është 3.2% dhe mendojmë se absolutisht mund të arrihet dhe më pas ky projeksion është pa pritshmëri shumë të larta”. – u shpreh Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.

Ekspertët thonë se padyshim se gjërat kanë lëvizur në të mirë. Ata thonë se 2019-ta duhet të jetë një shans që nuk lëshohet, por duhet të intensifikohen gjërat në terren.

Kjo menjëherë do të vërehet në tremujorin e parë, e sidomos në të dytin gjatë vitit 2019-të, kuptohet nëse për shkak të zgjedhjeve presidenciale apo ndikime tjera negative politike sërish nuk kanë ndikim ndaj ekonomisë me vegël politike që do ta ngadalësonte rritjen potenciale”. – theskoi Pavle Gacov- ekspert

Statistika tregon se vitin e kaluar investimet bruto kanë shënuar rënie për 7.2%. Nëse shohim me sektorë, rritje më të madhe kanë shënuar fushat si arti, zbavitja dhe rekreacioni edhe atë për 18.7%, veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknologjike për 10.7% dhe tregtia për 9.2%. Ndërtimtaria ka shënuar rritje prej vetëm 0.2%. Rënie prej 6.6% ka tek informacionet dhe komunikimet ndërsa bujqësia ka pësuar rënie prej 5%. Prodhimi Bruto Vendor, përkatësisht vlera e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në vend në vitin 2018-të kanë arritur në 10,7 miliardë euro. Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, papunësia ka shënuar rënie nën 20% dhe tani është 19.4.

Aleskandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me

Loading...