Pas një viti të mbushur me probleme shëndetësore, Ozzy Osbourne zbuloi se është diagnostikuar me Parkinson’s.

Gjatë një interviste me “Good Morning America,” solisti i Black Sabbath e quajti 2019-n “vitin më të dhimbshëm dhe më fatkeq” të jetës së tij. Ai tha se ishte diagnostikuar me një sëmundje neurodegjenerative pasi pati disa komplikacione. Osbourne ra keqazi dhe u operua në shpinë dhe qafë.

“Dhashë shfaqjen e fundit vigjilijen e Vitit të Ri. Pastaj rashë keqazi. Duhet të operohesha në qafë dhe operacioni shkaktoi probleme me nervat. Aty mora vesh që kam një formë të lehtë [të Parkinson’s],” tha Osbourne, 71 vjeç, që thuhet se zhvendosi shufrat e metalit që i kishin vendosur në trup pas një aksidenti në vitin 2003.

Në 2018-n, muzikanti britanik u dërgua në spital për një infeksion stafilokoku në dorën e djathtë. Një vit më vonë, përfundoi sërish në spital, por këtë herë për pneumoni. Në tetor, u detyrua të shtynte turneun europian si pasojë e problemeve të pareshtura shëndetësore. “Nuk po vdes,” u tha fansave.

Gruaja e tij, Sharon Osbourne, 67 vjeçe, tha për emisionin e mëngjesit e diagnoza “nuk ishte dënim me vdekje në asnjë mënyrë.” Ajo shtoi: “Kalon një ditë e mirë, pastaj një tjetër, pastaj një ditë shumë e keqe.”

Ozzy Osbourne zbuloi se po merr të gjitha mjekimet e nevojshme. “Këtë krah e kam të mpirë nga operimi, këmbët më ftohen,” tha ai. “S’e di nëse është prej Parkinson’s apo prej diçkaje tjetër. Ndihem çuditshëm.”

Loading...

Shpërndaj me

Loading...