Trajneri i mirënjohur spanjoll, Visente del Boske do të zbarkojë në Shkup gjatë ditës së premte.

Lajmi është konirmuar nga Agjencia për Rini dhe Sport dhe Universiteti “Fon”, të cilët kanë ftuar të gjithë trajnerët, punëtorët sportive dhe të gjithë adhuruesit e futbollit, në ligjeratën e trajnerit të mirënjohur me titull “Motiv, pasion dhe qëllim”, gjatë ditës së premte, në Universitetin “Fon”, në orën 15.00.

Del Boske është një nga trajnerët më të mirë dhe më të njohur në futboll dhe ai është i vetmi që ka fituar Ligën e Kampionëve, Kampionatin Evropian dhe Kupën Interkontinentale.

Ndryshe Del Boske ishte edhe në krye të Spanjës deri në vitin 2016 dhe është fitues i Kupës së Botës në vitin 2010 dhe Evropianit në vitin 2012.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...