Virusi “Korona” përpos që ndaloi disa evente sportive në Itali dhe Kinë, të njëjtën e bëri edhe në Korenë e Jugut , ku duhej të zhvillohej Kampionati Botëror në ping pong. Ky event i madh ndërkombëtar u anulua sot në mëngjes nga Federata e Sporteve të Koresë së Jugut, nga frika e përhapjes së virusit “Korona” në Bushan, aty ku duhej të zhvillohej Botërori i ping pongut. Sipas planit të mëparshëm, ky event sportiv duhej të zhvillohej prej 22 e deri më 29 mars, mirëpo sipas mediave në Korenë e Jugut, Federata Ndërkombëtare e ping pongut, ka vendosur që Botërori të zhvillohet prej 21 e deri më 28 qershor.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...