Virusi “Korona” ka vënë në rrezik fillimin e këtij sezoni të Formula 1. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, situata kaotike ka bërë që të diskutohet anulimi i garave të Bahrejn më 22 mars dhe Vietnam më 5 prill. Edhe gara hapëse e sezonit, ajo e 15 marsit në Australi, nuk është e sigurt se mund të zhvillohet nëse ka ndryshime kaq të mëdha në kalendar. Bahreini ka vendosur bllokimin e të gjitha fluturimeve nga Emiratet Arabe këtë të martë. As nga Singapori nuk është e mundur që të udhëtohet drejt këtij vendi ku shumë shpejt planifikohet të zhvillohet një prej garave. Ajo është marrë si masë parandaluese për përhapjen e virusit për popullatën e Bahrejnit, por përplaset me udhëtimin që kryejnë ekipet për të shkuar atje për garën. Thuajse të gjitha skuadrat udhëtojnë tranzit nga Singapori apo nga Dubai për të shkuar në Bahrejn në këtë pjesë të vitit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...