Prania e virusit Korona në Itali mund t’ia vë drynin industrisë së këpucëve në Maqedoninë e Veriut, paralajmërojnë nga Shoqata e industrisë së tekstilit dhe lëkurës. Më i prekshëm është rajoni i Kumanovës ku shumica e kompanive të këpucëve kanë pronarë italianë ose punojnë me partnerë italianë. Kompanitë janë nën kërcënimin e pamundësisë për të siguruar lëndë të parë dhe për tregtimin e produkteve të tyre.

“Nëse ka problem me virusin Korona në Itali besoni se e gjithë industria mund të shuhet. Më së shumti ndikon në industrinë e lëkurës, ne prodhuesit e veshjeve partner më të madh e kemi Gjermaninë, nuk kemi asnjë problem atje, por në Itali pjesa ku virusi Korona tani po zhvillohet kemi shumë prej kompanive tona që punojnë me industrinë e lëkurës në Itali”, tha Angel Dimitrov, Kryetar i Organizatës së Punëdhënësve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...