Rreth një javë, ekonomia është pothuajse e bllokuar. Janë mbyllur të gjitha objektet hotelierike, përveç ato që kanë vendosur të punojnë vetëm me dërgesa. Nuk punojnë as zejet e as ofruesit e shërbimeve të tjera për qytetarët. Punonjësit në kapacitetet e prodhimtarisë shkojnë me orar të përgjysmuar apo në turne. Autoritetet thonë që shëndeti është para se gjithash kurse biznesi tashmë ka filluar t’i ndjej humbjet.

Është shumë e rëndësishme që Qeveria të ndihmojë që të tejkalohet kjo periudhë, më saktë në tre muajt e parë. Ndoshta situata do të imponojë ndihmë edhe më tutje, gjithsesi për momentin ekonomia funksionon në pasiguri, siç nuk është parë në herët, kështu që, s’mund të themi kur do të nevojitet kjo ndihmë qeveritare. Por, është shumë urgjente të ndihmojë që të tejkalohen dy tre muajt e para”-tha Marjan Petreski, profesor universitar.

Profesori pohon që sektori i hotelierisë dhe transportit do të goditet më shumë dhe se shteti duhet të fillojë prej këtu. Por, për momentin institucionet nuk kanë shifër të saktë se sa punonjës për momentin qëndrojnë në shtëpi apo sa e kanë humbur vendin e punës. Zëvendës- kryeministrja e ekonomisë tashmë deklaroi që është shumë herët të flitet për lartësinë e dëmeve.

Dëmet për momentin është e pamundur të vlerësohen. As sa do të jetë kohëzgjatja e dëmit, e as sa është vëllimi i dëmit aktualisht. Sepse tek tani fillojmë t’i ndiejmë efektet. Është joserioze të dalim me të dhëna të tilla. Prandaj e ndjek situatën në mënyrë dinamike”-pohoi Mila Carovska, zv/kryeministre për ekonomi.

Deri më tani, biznesi nga Qeveria ka marrë rreth 12 milion euro. Vlerësimet fillestare të autoriteteve janë se do të duhen të paktën 100 milion. Si masat për të ndihmuar bizneset nga Qeveria ofrojnë kredi pa normë interesi, lirim i pjesshëm nga kontributet, ndërsa paralajmërohet edhe ulje e doganës për lëndët e para për produktet që janë më të nevojshme në këtë moment. Biznesmenët menjëherë u ankuan se nuk janë të kënaqur me masat dhe se presin më shumë ndihmë nga shteti. Opozita, ndërkohë, doli me një sërë masash për ta shpëtuar ekonominë duke propozuar ngrirje të detyrimeve të kompanive ndaj shtetit puna e të cilave është e lidhur ose e prekur nga kjo situatë.

Ile Petreski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...