E veshur kokë e këmbë me veshjen speciale, me maskë në fytyrë, doreza dhe me syze të mëdha transparente Naomi Campbell ka zgjedhur të shkojë në aeroportin ndërkombëtar të Los Angelës të martën.

Supermodelja 49 vjeçare ka postuar foto të saj në instagram

Fotot janë shoqëruar me fjalët “Siguria e parë. Niveli tjetër” përpara se të publikojë dhe një video të plotë në kanalin e saj në youtube.

Fotot kanë ngjallur debat pro dhe kundër nga ndjekësit e saj në këto momente kur e gjithë bota po lufton me koronavirusin COVID-19.

Por ajo u është përgjigjur prerë: Kjo është cfarë unë bëj sa herë që hip në avion. Nuk më intereson se çfarë thoni pë mua. Ka të bëjë me shëndetin tim dhe kjo më bën të ndihem mirë”

Në video Naoimi dezinfekton çdo gjë përpara se të ulet në sediljen e saj të cilës në fillim I vendos dhe një mbulesë të re, të cilën e ndërron cdo javë.

Gjithashtu vë dhe maskë në gojë.

“Më mbron nga spërkalat e pështymës të njerëzve. Unë udhëtoj shumë në avion dhe njerëzit teshtijnë dhe kolliten. Nëse nuk do e bëja këtë do të isha sëmurë shpesh”

Ndërsa masat që Campbell janë drastrike, edhe udhëtarëve u këshillohet të lajnë dhe të dezinfektojnë duart pasi prekun pjesët e avionit.

Sipsa ekspertëve larja e duarve është një ndër masat më të mira mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e virusit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...