Dr Gerada, ish-drejtuese e Kolegjit Mbretëror të mjekeve familjare, tha që shkoi në punë vetëm një ditë pasi u kthye nga Nju Jorku, dhe atëherë i filluan simptomat, kollë ethatë dhe lodhje. Në fillim mendoi se e kishte lodhje nga udhëtimi.

“Kisha penicilinën e Zotit, supë pule, kishte një efekt të mrekullueshëm për të rikthyer oreksin “, thotë mjekja 60-vjeçare britanike Claire Gerada e cila kaloi gjendje të rëndë nga koronavirusi dhe është shëruar vetëm me supë dhe paracetamol.

Pasi kishte nisur të kishte shqetësime me fytin dhe ethe, ajo menjëherë vendosi që të moso shkonte në punë, dhe u fut në internet për të marrë më shumë informacion.

“E dija që ishte koronavirusi, pasi asnjëherë nuk jam i sëmurë kaq shumë. Unë kisha penicilinën e Zotit, supë pule, e cila dukej se kishte një efekt të mrekullueshëm për të rikthyer oreksin tim.

Ishte e dhimbshme dhe e frikshme – frika jo sepse mendova se do të vdisja por sepse të jesh i sëmurë është e frikshme.”-tha ajo.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...