Duke filluar nga e diela, virusi “Corona” preku zyrtarisht edhe Serinë A, pasi që ditë më parë anuloi shumë ndeshje në kategoritë më të ulta në futbollin Italian. Konfirmimi zyrtar ka ardhur, kur kryeministri italian Konte, tregoi se me udhëzim nag Ministria e Shëndetësisë ishte marr vendimi për të shtyrë të gjitha aktivitetet sportive në krahinën e Venetos dhe Lombardisë për këtë fundjavë. Në këtë mnëyrë, janë shtyrë për një datë tjetër ndeshjet Atalanta-Sasuolo, Verona-Kaljari dhe Inter-Sampdoria, të tre ndeshje të skuadrave që mund të ishin përcaktuese në luftën për titull dhe Europën.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...