Ish drejtori i Zonave të lira Ekonomike Viktor Mizo është emëruar kryetar i Agjencisë së sapoformuar të kompanive të huaja me produkte të avancuara teknologjike. Ish antikorrupcionerët  në këtë rast menjëherë dalluan konflikt të interesave meqë ai si funksionar në kohën e VMRO-DPMNE-së u jepte ndihmë shtetërore këtyre kompanive, ndërsa tani i përfaqëson ato. Konsiderojnë se duhet doemos të rregullohet me ligj se funksionarë të pushtetit të cilët kanë pasur komunikim të drejtpërdrejt me një fushë, në të ardhmen nuk mund të punësohen në sektorin e njëjtë ose në ato ndërmarrje konkrete në periudhë të caktuar.

Kjo është një punë konkrete për Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe kjo përfshihet në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesave dhe shpresoj që shpejtë do të konstituohet ky institucion në mënyrë që të kërkojmë një përgjigje relevante për këto çështje. Në këtë situatë, mund të bëhet fjalë për një formë shumë specifike të konfliktit të interesave e cila quhet rotacion ndërmjet sektorëve të ndryshëm- Slagjana Taseva – TI.

Viktor Mizo, i cili aktualisht është drejtor i kompanisë me kapital të huaj “Kostal”, tha për Alsat se nuk ka asgjë kontestuese në zgjedhjen e tij si njeriu i parë i Agjencisë.

Nuk pajtohem se në këtë rast ka çfarëdo dyshimi për konflikt të mundshëm interesi. Përzgjedhja ime dhe e nënkryetarëve të Agjencisë është formalitet i pastër. Për momentin si trup ne nuk kemi kurrfarë ingerencash. Angazhimi jonë është në bazë vullnetare dhe nuk do marrim kurrfarë mjete financiare për këtë aktivitet- Viktor Mizo ish drejtor i ZTIZH.

Gati një vit nuk ka Institucion kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave.

Pas dorëzimit të Ligjit të ri për pengimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, Kuvendi duhet ta nis procedurën për emërimin e anëtarëve dhe kryetarit. Pritet ligji të miratohet së shpejti, më së voni deri në fund të muajit- thonë Ministria e Drejtësisë.

Ndryshe, me ndërrimin e pushtetit, Mizo u bë drejtor i kompanisë “Kostal”, të cilën personalisht ai si funksionar e promovonte dhe lëvdohej se ai i ka kontraktuar investitorët të investojnë në Maqedoni.

Ile Spasevski 

Loading...

Shpërndaj me